Orkestra e Harqeve merr çmim të dytë, Korça me performancë dinjitoze në Elbasan

Kulturë | 3 vite më parë

Orkestra e Harqeve e Korçës është vlerësuar me çmimin e dytë në takimin kombëtar të orkestrave të harqeve i cili u zhvillua për tre ditë me radhë në Elbasan, këtë vit në edicionin e tetë.

”Unë po them që jemi importuar në çmimin e dytë sepse është hera e katërt apo e pestë që marrim çmimin e dytë, kishte grupe shumë të mira. Çmimin e parë e mori Durrësi. Për mua pozitive është sepse orkestra është në rigjenerim e sipër. Unë kam rreth 4-5 djem shumë të ri por edhe veteranët dhanë kontributin e tyre të padiskutuar sepse kanë një karrierë 30-40 vjeçare” , thotë dirigjenti Kostika Tanto.

Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës dhe krijimtaria e saj u drejtua nga Mjeshtri i Madh Blerim Narazani. Për të 6 vit radhazi “Orkestra e Harqeve të Korçës” me një reportor të zgjedhur dhe me shumë shije është bërë pjesë e këtij festivali, duke çelur siparin nën orkestrimin dhe dirigjimin e Kostika Tantos. Programi edhe këtë vit ka qenë i larmishëm duke përfshirë rryma të ndryshme, ndërsa nuk ka munguar edhe një pjesë shqiptare:

”Veprat ishin shumë të bukura unë shkoj me një vepër që ka aromën e Korçës dhe si gjithmonë “Duam shumë Shqipërinë”, tha Kostika Tanto.

Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve i cili u mbajt në qytetin e Elbasanit, këtë vit ka pasur një numër më të madh të pjesëmarrësve nga të gjitha trojet shqiptare.

Gazetare Kostanca Koçi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme