Orkestra Simfonike e RTSH, koncert me veprat e Bethovenit dhe Sibeliusit, soliste Laura Llozi
Orkestra Simfonike e RTSH-së do të ngjitet në skenën e Universitetit të Arteve më 19 shkurt 2026, ora 19:30, për një mbrëmje të veçantë muzikore me dy vepra madhore të repertorit simfonik.
Nën drejtimin e dirigjentit Facundo Agudín, koncerti pritet të ndërtojë një urë artistike mes traditës klasike dhe romantizmit nordik.
Në program do të interpretohet Simfonia nr. 4, op. 60 e Ludwig van Beethoven, një vepër plot energji, kontraste dinamike dhe dritë optimiste.
Më pas, publiku do të shijojë Koncert për violinë në Re minor, op. 47 të Jean Sibelius, me soliste violinisten Laura Llozi, e cila do të sjellë në skenë thellësinë emocionale dhe virtuozitetin e kësaj kryevepre.
“Do të sjell koncertin për violinë dhe orkestër nga Sibelius, një nga kryeveprat e repertorit të violinistëve botërorë. Mezi pres ta shfaq këtë koncert para publikut dhe me orkestrën time shumë të dashur”, tha Llozi.
Ky koncert pritet të jetë një përjetim i pasur artistik, ku dialogu mes orkestrës dhe solistes do të krijojë momente të veçanta ndjeshmërie dhe intensiteti.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





