OSBE: Të nisë sa më parë Reforma Zgjedhore, koha deri në 2025 është e shkurtër

Politikë | 3 vite më parë

OSBE ka apeluar për nisjen sa më parë nga puna për Reformën Zgjedhore. Nëpërmjet një një postimi në platformën X, OSBE, pasi uron nisjen e sesionit të parë parlamentar për 2024, nënvizon se duhet filluar sa më parë nga reforma zgjedhore.

“I uroj suksese Kuvendit shqiptar në fillim të seancës së re. Të etur për ta parë parlamentin si platformë për debatin politik plotësisht funksional dhe duke u fokusuar në reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve. Koha deri në zgjedhjet 2025 e shkurtër dhe ka shumë për të bërë”, thuhet në mesazhin e OSBE-së.

Po të hënën, dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, përkatësisht, Damian Gjiknuri nga PS-ja dhe Enkeljd Alibeaj nga PD-ja, nëpërmjet një shkrese që mban firmën e të dyve, i kërkuan OSBE-së që të japë ndihmën e saj në procesin e Reformës Zgjedhore, duke i bashkangjitur ekspertë nga kjo zyrë punës së komisionit.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme