OSHEE investon ndërtimin e linjës së re Thumanë-Borizanë, përfitojnë rreth 1650 abonentë

Ekonomi | 6 vite më parë

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE po investon për ndërtimin e linjës së re Thumanë-Borizanë me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji për banorët e këtyre zonave.

Sipas OSHEE-së, për ndërtimin e linjës së re Thumanë – Borizanë po vendosen 1200 shtylla dhe 40 km kabëll abc .

Ndërtimi i kësaj linje prek zonat Borizane, Thumanë, Kadias,Micione dhe Grizë.
Nga ky investim i OSHEE-së përfitojnë rreth 1650 abonentë.

Rreth 1.3 milionë banorë përfituan një shërbim më të mirë të furnizimit me energji elektrike gjatë periudhës 2014-2020, falë investimeve të kryera nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) që llogariten në rreth 250 milionë euro.

Përgjatë këtyre viteve OSHEE bën të ditur se është investuar në 2268 kabina elektrike, janë ndërtuar 1411 km linja të tensionit të mesëm dhe 3550 km të tensionit të ulët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme