OST: Riparohet defekti në linjën 110 kV Tiranë, po punohet për avarinë në Farkë-Ibë

Ekonomi | 6 vite më parë

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njoftoi sot se pas një pune intensive nga grupet e avarisë së Tensionit të Lartë 110 kV L110-22/2 Tirana 220 kV,  është riparuar defekti në linjën e Uzinës së Traktorëve, ndërsa po vijon puna për riparimin e defektit në linjën e OST-së, Farkë – Ibë.

Në një njoftim të saj OST bën të ditur se, “si pasojë e avarisë në linjën e OST 110kV L110-22/2 Tirana 220kV – Uzina e Traktorëve dhe në linjën L110-4/2b Farkë – Ibë, sot rreth orës 10:35 mbetën pa energji NST Traktora dhe NST Farkë”.

Në orën 11:10 OST normalizoi skemën e furnizimit duke i dhënë energji NST Uzina Traktori dhe NST Farkë duke normalizuar situatën e furnizimit me energji në disa zona.

Por për shkak të kapaciteteve transmetuese të OST me kufizim ngarkese, vijojnë pa energji fiderat 6kV të NST Uzina Traktori dhe Fiderat 10kV te N/stacionit Farke veç Fidrit E10 i cili është në punë si dhe 2 fidera 20kV te N/stacionit Farke.

Sipas OST-së, vijon të jetë në avari linja e OST Farkë – Ibë.

“Zonat pa energji ne Rrethin Tirane / Komuna Farkë (pallatet pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk, TEG. Mullet/ Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Mullet, Vishnje, Kodra e Priftit, Shkozë, Rr Todi Shkurti (pranë pallateve Grand), zona pranë Sanatoriumit, Kodra e Kokonozëve, Ish-Parku Komunal, Garda, Pallate prane Oxhakut te shkolla e Bashkuar, Porcelani, Kodra e Metallve, Rr. Pasho Hysi, Kryegjyshata, Poligrafiku, Shkozë (pjesërisht). Grupet e avarisë së OST e OSSH janë në terren për të eliminuar defektet e rikthyer energjinë tek të gjithë abonentët”- thekson OST.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme