Paga më të larta në ndërmarrjet me më shumë të punësuar

Ndërmarrjet me numrin më të lartë të të punësuarve rezulton se kanë edhe pagat më të larta.
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT në anketën e strukturës së të ardhurave nga puna për vitin 2018, të ardhurat nga puna sipas madhësisë së ndërmarrjes, janë më të larta në ndërmarrjet me 500 – 999 të punësuar me pagë rreth 405 lekë për orë pune.
Të ardhurat nga puna më të ulta në rang ekonomie janë në ndërmarrjet me 10-49 të punësuar me page, me rreth 238 lekë për orë.
Në këto ndërmarrje të ardhurat mesatare për orë pune për meshkujt janë më të ulta se femrat përkatësisht me 235 lekë dhe 242 lekë.
Hendeku gjinor mbi të ardhurat mesatare për orë pune është më i lartë në ndërmarrjet me 500 – 999 të punësuar me pagë me rreth 15,6%.
Sipas INSTAT, në këto ndërmarrje hendeku gjinor I të ardhurave mesatare orare është më i lartë në profesionin e punonjësve të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve me rreth 51,7% dhe më i ulët në profesionin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit me rreth -40,9%.
Hendeku gjinor mbi të ardhurat mesatare për orë pune është më i ulët në ndërmarrjet me 10-49 të punësuar me pagë, me rreth -2,7% . Në këto ndërmarrje, hendeku gjinor i të ardhurave mesatare orare është më i lartë në profesionin e specialistëve me arsim të lartë (profesionistë) me rreth 14,7% dhe më i ulët në profesionin e menaxherëve me rreth -18,7%.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




