Palmieri: Italia do të vazhdoj të mbështes Gjirokastrën në projekte infrastrukturore

Projektet e financuara nga ambasada italiane, që po zbatohen në Gjirokastër, kanë sjell sot në qytetin e gurtë, konsullen e përgjithshme Iva Palmieri. Teksa është njohur me ecurinë e punimeve të teatrit “Zihni Sako”, znj.Palmieri ka premtuar mbështetje për disa projekte të tjera, si në fushën kulturore, por edhe atë sociale dhe ekonomike.
“ Falenderoj kryetarin e bashkisë Gjirokastër për pritjen . Ne kemi folur bashkë për disa projekte dhe do të bashkëpunojmë së bashku për zhvillimin e Gjirokastës, kryesisht në sektorin e turizmit por edhe në shumë sektor të tjerë “, u shpreh konsullja Palmieri
“Kemi nisur punë të bukura së bashku . Jemi sot këtu edhe në ndjekje të punimeve të teatrit të qytetit , i cili ka një bashkëpunim shumë të mirë me teatrin e Pulias .Financimi I bërë nga Italia është 36 milionë lekë ,ndërsa bashkia do të ketë një kontribut rreth 10 milionë lekë, në buxhetin e vitit 2021.Konsullja Palmieri më dha fjalën që projektet infrastrukturore të bashkisë Gjirokastër do të mbeshteten nga qeveria italiane ”, u shpreh kryetari i bashkisë Flamur Golemi .
Gjatë vizitës në Gjirokastër konsullja Palmieri është ndalur edhe në aerodromin e Gjirokastrës . Një objekt, që shumë forume dhe qytetarë kërkojnë ta kthejnë në funksion ,duke i shërbyer jo vetëm Gjirokastrës, por gjithë rajonit jugor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




