“Panair në çdo qark” ndalet në Korçë – Mundësi edukimi, trajnimi dhe punësimi për të rinjtë

Sociale | 3 vite më parë

Ka mbërritur në Korçë “Panairi i edukimit, trajnimit dhe punësimit” si një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë.

Ky panair vjen në kuadër të nismës “Panair në çdo qark”, organizuar nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, është shprehur se sfida e ditëve të sotme është përshtatja e arsimimit të të rinjve me kërkesat e tregut të punës. 

“Një prej sfidave kryesore që ne kemi si vend në drejtim të punësimit, sidomos të të rinjve, është ngushtimi i hendekut midis asaj çfarë studiojnë të rinjtë dhe çfarë kërkon tregu i punës apo ajo që njihet si papunësia strukturale,” u shpreh kryebashkiaku z. Filo.

Ministrja Muzhaqi theksoi se ky tur panairesh lindi si një kërkesë e vetë të rinjve. 

“Ky është i gjashti nga panairet që po organizojmë. E kemi filluar këtë rrugëtim në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë të rinjtë, studentët që kemi takuar na kanë thënë se donin më shumë këshillim karriere,” deklaroi ministrja Muzhaqi.

Në këtë panair kanë marrë pjesë rreth 40 aktorë që ofrojnë shërbime për të rinjtë, mes të cilëve universitete publike e private, biznese lokale e ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri, institucione shtetërore si dhe organizata rinore, duke prezantuar tek të rinjtë ofertat dhe mundësitë reale të punësimit. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme