Panairi bujqësor i Lushnjes, promovohen teknologjitë e reja

Sociale | 4 vite më parë

Panairi bujqësor në Lushnje ka tërhequr prodhues të shumtë të cilët janë të interesuar për teknologjitë e reja.

Serrat moderne, lufta biologjike për perimet apo mekanika bujqësore janë fokusi i prodhuesve të cilët shohin gjithçka nga afër të ekspozuar. Gjithçka që ka të bëjë me prodhimin bujqësor në panair është e standarteve të kohës dhe konkuruese në rajon.

Panairi bujqësor i Lushnjës këtë vit ka përmasa ndërkombëtare, ku përveç pjesëmarrësve vendas, ka edhe nga Kosova, Maqedonia, Serbia etj.

Rreth 80 kompani kanë ekspozuar teknologjitë e tyre bujqësore mjaft prej të cilave janë të njohura në të gjithë rajonin europian.

Gazetar: Norel Zaimi

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme