Panairi për punësimin e të rinjve në Shkodër – Mbi 1 mijë maturantë u njohën nga afër me ofertat e edukimit dhe punësimit

Sociale | 3 vite më parë

Mbi 1 mijë maturantë shkodranë morën pjesë në panairin “Work& Study”, zhvilluar në ambientet e brendshme të stadiumit duke u njohur nga afër me mundësitë e edukimit dhe punësimit nga institucionet dhe kompanitë e ndryshme pjesëmarrëse.

“Panairi “Work&Study” është një traditë tepër e veçantë për maturantët sepse ka një motiv dhe ky motiv bëhet edhe më i fortë vit pas viti. Rinia të studiojë dhe të punoj në Shqipëri”, tha Ornela Gace.

Mbi 30 kompani pjesëmarrëse paraqitën ofertat e tyre për të rinjtë në këtë panair. Ky panair duket një mundësi e mirë për të ardhmen e të rinjve. Panairi “Work Study” zhvillohet prej 15 vitesh. Pas Shkodrës, ai do të rrugëtojë edhe në qytete të tjera të vendit tonë.

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme