Panelet fotovoltaike, ministri Karakaçi në Ersekë: Investimet lokale në energjetikë rrisin kapacitetet në prodhim

Ekonomi | 49 minuta më parë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka vizituar një prej investimeve në sektorin energjetik gjatë viteve të fundit në zonën e Ersekës.

Sipas Karakaçit, kompani të tilla lokale mund të rrisin kapacitetet dhe të përfshijnë tashmë një gamë të gjerë të prodhimeve energjetike.

Karakaçi theksoi më tej se investime të tilla sjellin jo vetëm prodhim por edhe “modelim dhe në tregtim të energjisë, dhe për ta përfshirë energjinë e prodhuar në bursë në Alpex..”

“Për mua është shumë kënaqësi që erdha sot për ta parë projektin për dy aspekte. Sigurisht që është në arsyetim nga pikëpamja energjetike dhe rëndësinë që ka, por nga ana tjetër është edhe e rëndësishme nga pikëpamja njerëzore….

Ke krijuar struktura të brendshme edhe për tregtimin. Pra, se si një kompani lokale mundet që të rrisë kapacitetet dhe të përfshijë tashmë një gamë më të gjerë të prodhimeve energjetike, që jo vetëm në prodhim, por edhe në modelim dhe në tregtim të energjisë, dhe për ta përfshirë energjinë e prodhuar në bursë në Alpex, që kur u krijua para disa vitesh kishte ato dyshimet e veta nëse do kishte sukses apo jo.

Ndërkohë sot ne shohim që Alpeksi është një histori suksesi, pasi përveç… është një histori suksesi e vërtetë, pasi përveç sigurisë së produkteve që ofron, krijon edhe mundësinë atraktive, sepse tashmë ka marrë flukse të nevojshme të energjisë. E bën kompetitive, e bën atraktive edhe për prodhuesit privatë të energjisë”, u shpreh Karakaçi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme