Papa për luftën në Gaza: Zgjidhja ideale, 2 popuj – 2 shtete! Jerusalemi me status të veçantë

‘Çdo luftë është disfatë. Gjithçka fitohet me paqe, me dialog”. Këto janë fjalët e Papa Françeskut në një intervistë për televizionin Rai Uno ku ka folur për konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit.
Ati i Shenjtë propozon një zgjidhje që sipas tij do t’i jepte fund konfliktit.
Ata janë dy popuj që duhet të jetojnë së bashku. Me zgjidhjen e mençur dy popuj, dy shtete. Marrëveshja e Oslos thotë dy shtete shumë të kufizuara dhe Jerusalemi me status të veçantë”. “Do të ishte fundi i shumë gjërave dhe shumë jetëve të humbura. Izraeli, Palestina, Toka e Shenjtë, Jerusalemi por edhe Ukraina na prekin sepse janë luftëra që mund të zgjidhen me mençuri dhe humanizëm”, theksoi Papa.
Nxitja për një zgjidhje me dy shtete, një zgjidhje sipas së cilës Izraeli do të bashkëjetonte me një shtet të pavarur palestinez, mbështetet edhe nga SHBA-ja.
Një zgjidhje e tillë u la në plan të dytë që kur përpjekja e fundit e udhëhequr nga Amerika në bisedimet e paqes dështoi në vitin 2014, mes mosmarrëveshjeve për vendbanimet izraelite, lirimin e të burgosurve palestinezë dhe çështje të tjera.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




