Papunësia, fenomen shqetësues edhe në Sarandë

Papunësia është një fenomen shqetësues edhe në bashkinë e Sarandës. Shkaqet si dhe pasojat e papunësisë, rëndojnë më shumë të rinjtë dhe indirekt në të ardhmen e këtij qyteti.
Gjatë kohës së pandemisë, pati rritje të numrit të personave të pa punë në këtë qytet. Organet kompetentë po bëhen përpjekje për punësimin përsëri të atyre që humben punën gjatë pandemisë. Banorët janë të mendimit që ky fenomen do të nisë e të largohet pak e nga pak nga Saranda, nëse fillojnë të çelen sipërmarrje të reja , si fasoneritë.
“Shumica e banorëve janë të papunë.Të rinjtë janë larguar në mërgim. Ka edhe nga ata që janë zhvendosur nëpër qytete të tjerë, pasi mundësia për të gjetur punë në Sarandë është vetëm gjatë verës me turizmin. Gratë qëndrojnë në shtëpi, pasi nuk kanë ku të venë”, thotë një qytetar.
“Ajo që do të ndikonte në uljen e papunësisë ,është edhe hapja e fasonerive për ne gratë. Të gjithë banorët e kanë kete shqetësim, pasi këtu nuk kanë ku të punojnë dhe detyrohen të largohen”, thotë një banore.
Në Sarandë edhe pse me pengesa për shkak të pandemisë, të gjithë organet kompetentë, po punojnë për afrimin e investitorëve të huaj me qëllim çeljen e bizneseve të rinj për punësimin e të rinjve, por jo vetëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




