Parada e qenushëve për herë të parë në Pogradec

Një paradë e veçantë është zhvilluar në qytetin e Pogradecit për herë të parë. Pjesë e saj janë bërë afër 300 qenushë nga e gjithë bota, të cilët sfiluan përpara një jurie profesionistësh nga vende të ndryshme të Europës që vlerësoi paraqitjen fizike, gjendjen shëndetësore dhe riprodhuese të tyre
Prej gati tre vitesh kjo paradë zhvillohet thuajse çdo dy muaj në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi dhe Vlora, ndërkohë që është hera e parë që sfilata e qenushëve në qytetin Liqenor, kryhet me praninë e publikut.
Gazetare: Geralda Sali
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




