Parku arkeologjik Antigone-Adrianopol , rritet numri i turistëve me rreth 20%

Sociale | 2 vite më parë

Parku arkeologjik Antigone andrianopol ka pasur një ecuri pozitive sa i takon numrit të vizitorëve këtë sezon. Janë të shumtë turistët që zgjedhin ta vizitojnë këtë qytet antik ndër më të mëdhenjtë në territorin e Shqipërisë . Ata  thonë se janë njohur me historinë e këtij parku dhe se është shumë interesante vizita në të.

“Ne jemi nga Gjermania , është hera e parë që vijmë në Gjirokastër dhe hera e parë që vizitojmë parkun e Antigones . Ka një histori të veçantë ndaj zgjodhëm ta vizitonim . Nga afër është më interesante se në fotografi që e kishim parë në internet . Ja vlen të vizitohet , do e sugjerojmë atë edhe tek miqtë tanë”, tha një turist.

“Arkitektura e parkut na ka pëlqyer shumë veç historisë së tij , ai ka gjithashtu një pamje mbresëlënëse . E kemi vizituar kësaj here por do të rikthehemi me miqtë tanë këtu pasi është park shumë interesant e me histori të veçantë”, tha një turist tjetër.

Në krahasim me një vit më parë numri i turistëve në këtë park arkeologjik është rritur me rreth 20%.

“Nëse bëjmë një analizë krahasuar me një vit më parë, Parku Arkeologjik i Antigonesë vizitorët kanë një rritje rreth 10-15% . Vizitorët vijnë më së shumti nga Evropa”, u shpreh drejtuesi i parkut Shkëlqim Guce.

Antigonea është vendbanimi më i rëndësishëm antik i luginës së Drinosit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme