Parlament, socialistët kërkojnë dënimin e 8-të deputetëve demokratë

Politikë | 4 vite më parë

Deputetët socialistë në parlament i kanë kërkuar të hënën kryeparlamentares Lindita Nikolla, përjashtimin e 8 deputetëve të Partisë Demokratike që  bllokuan në seancën plenare të së enjtes foltoren e Kuvendit. Sipas tyre Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, duhet të përjashtohen 10 ditë nga parlamenti.
Në kërkesën  zyrtare drejtuar zonjës Nikolla, thuhet se gjashtë deputetë  bllokuan  faltoren, ndërsa  Gazmend Bardhi e Bledion Nallbati  kanë artikuluar fjalë fyese ndaj kryeparlamentares, si dhe kanë përdorur mjete të palejuara me qëllim krijimin e zhurmës në Kuvend.
Kërkesa do të shqyrtohet nga Këshilli i Etikës të mërkurën. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme