Parlamenti voton 5 nga 7 ministrat e rinj/ Nesër betimi në presidencë

Politikë | 3 vite më parë

Parlamenti ka miratuar 5 nga 7 dekretet e Presidentit të Republikës për ndryshimet në qeveri, duke i hapur rrugën betimit të tyre para presidentit Bajram Begaj, nesër (12 shtator) në orën 10:30.

Dekretet për ministrin e Financave, Ervin Mete, dhe për ministren e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, do të votohen të enjten, thanë burimet nga zyra e shtypit e Kuvendit.

Metja u lirua sot nga detyra e drejtuesit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare.

Në parlament mungoi kryeministri Edi Rama, por kjo nuk e pengoi shumicën qeverisëse të arrijë kuorumin e votave në votëbesimin e ministrave të rinj.

Me 73 dhe 72 vota u miratuan Ogerta Manastirliu, Anila Denaj, Albana Koçiu dhe Igli Hasani.

Seanca e sotme u zhvillua pa debat për shkak se kështu e parashikon rregullorja e Kuvendit.

Opozita i kundërshtoi dekretet jashtë parlamentit.

Berisha deklaroi për gazetarët se këto emërime janë përpjekje për të mbuluar korrupsionin, ndërsa Gazment Bardhi tha se kryeministri nuk ka kurajë të përballet.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme