Partia e Lirisë çon në Kuvend ndryshimet ligjore për energjinë elektrike

Politikë | 4 vite më parë

Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend disa propozime për ndryshime ligjore në ligjin për energjinë elektrike. Lajmi është bërë me dije nga kreu i kësaj partie, Ilir Meta në një konferencë për media. Këto propozime, sipas Metës, kanë për synim t’i japin fund pengesave burokratike dhe korrupsionit.

“Duam t’iu bëjmë me dije se kemi ndërmarrë iniciativa për të ndryshuar legjislacionin dhe i kemi depozituar tashmë në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë për t’i dhënë fund pengesave të tmerrshme burokratiker dhe korrupsionit të kudogjendur në të gjitha hallkat e administratës sonë dhe për të çliruar potencialin e ajshtëzakonshme që ka vendi ynë për burime të rja energjitike që të plotësohen nevojat tona për energji elektrike. Këto ndryshime synojnë për liberalizimin e menjëhershëm dhe stimulimin e ndërtimev të kapaciteteve të reja prodhurese nga burime e energjisë së rinovueshme duke kërkuar ndryshime në ligjin e energjisë elektrike”, tha Meta.

Sipas tij, qeveria ka frenuar dhe dekurajuar konsumatorët të plotësojnë kërkesën e tyre për energji nëpërmjet vetëprodhimit dhe investimeve të tyre.

“Propozimi për futjen në rrjet me pagesë të energjisë së gjeneruar nga impiante fotovolkaike familjare dhe subvencionimi i ndërtimit të tyre do të krijojë një realitet të ri të konsumit dhe kursimit të energjisë nga çdo ekonomi familjare. Pasojë e rëndësishme do të jetë ulja e sasisë në rrjet. Për këtë qëllim ne kemi paraqitur këto ndryshime në ligjin nr 7 të vitit 2017 dhe e kemi depozituar tashmë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë për të çliruar potenciale të jashtëzakonshme”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë theksoi se qeveria është e vetmja fajtore për krizën energjitike që ka prekur vendin. “Për krizën energjetike ka vetëm një fajtor, që është qeveria e kryeministrit, që ecën me hapin e breshkës ndërsa për inflacionin galopant me hapin e kangurit”, shtoi ai.

Sa i përket zgjedhjeve vendore të 2023, Meta deklaroi se plani i Partisë së Lirisë, është shkuarja deri në fund me atë që e quan “regjim i korruptuar”. “Është një plan konkret, përballje deri në fund me këtë regjim të korruptuar, Fitore për opozitën dhe për gjithë qytetarët shqiptarë. Boll më me përrallat e Edi Ramës”, tha Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme