Partizani – Erzeni, kryesfida e rrjetës

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Partizani – Erzeni do të jetë kryesfida e javës së shtatë të Superligës në volejboll për meshkuj, e cila të shtunën do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Gjashtë fitore në gjashtë ndeshje për secilën skuadër. 18 sete e fituara dhe vetëm dy të humbura. E po kështu dhe 18 pikë. Në fundjavë Erzeni fitoi me Studentin, 3-0, ndërsa për trajnerin e shijakasve, Ilia Koja, ka vend për shumë analizë.

“Pas çdo ndeshje bëhet analizë. Jemi qenie humane edhe do të gabojmë. Por problemi është që të dimë të ringrihemi. Mos të futemi në konfuzion. E rëndësishme është që të shohim përpara”, shpjegon trajneri i Erzenit, Ilia Koja.

Por si do të jetë përballja e Erzenit ndaj Partizanit? Aq më tepër që përballë do të kenë dy ish si Sabliqi e Soares Souza. Ja dhe parashikimi i trajnerit të Erzenit, Ilia Koja.

“Ndeshje mes rivalësh. Shumë e vështirë. Edhe Partizani është në të njëjtën situatë si Studenti, teksa ka afruar tre lojtarë brazilianë. Dhe i ka të tria afrimet cilësore. Kështu që unë besoj dhe them se do të jetë e luftuar nga të dyja palët. Ne, unë flas për pjesën e Erzenit, do të bëjmë maksimumin tonë”, ka theksuar Koja.  

Kjo javë e shtatë shënon dhe fundin e fazës së parë si për meshkuj, ashtu dhe për femra në volejboll.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme