Pas arrestimit të Malltezit, GJKKO cakton masën e sigurisë, detyrim paraqitje për Sali Berishën

Politikë | 3 vite më parë

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar mbrëmjen e sotme detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha mbi akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Në kuadër të hetimeve të SPAK është dhënë edhe masa e sigurisë për ish-kryeministrin Berisha lidhur me privatizimin e kompleksit sportiv të ish-klubit “Partizani” në kryeqytet.

Ndërkaq, më herët policia ndaloi në aeroportin e Rinasit dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili po hetohet dhe akuzohet për privatizimin të ish klubit sportiv “Partizani”.

Sipas padisë në SPAK që është depozituar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialist, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.

Së bashku me Malltezin është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij, Fatmir Bektashi. Gjithashtu, GJKKO ka kërkuar detyrim paraqitje për ish-kryeministrin Berisha dhe “detyrim paraqitje”  dhe “ndalim dalje jashtë shtetit” në lidhje me procedurat e zhvillimit të zonës së njohur si ish-kompleksi Partizani në anën perëndimore të Tiranës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme