Pas takimit me ambasadoren Kim, PD prezanton 3 nismat për ndryshimet kushtetuese

Politikë | 5 vite më parë

Pas takimit të ambasadores Yuri Kim me dy krerët e grupeve të parlamentare të PS-së dhe PD-së, Balla dhe Rushaj ka nisur mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Për të treguar rëndësinë jetike të vetingut në politikë, kreu i grupit parlamentar të PD-së iu referua simbolit të luftës së shtetit ndaj mafias, Paolo Borsellino. “Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”- ishin fjalët e Borsellinos të zgjedhura nga zoti Rushaj, si mesazh se vettingu i politikanëve duhet pranuar nga PS.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme