Pas vizitës 2-ditore në Bullgari, Begaj takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut

Në rrugën e kthimit nga Bullgaria, Presidenti Begaj ndaloi në Shkup ku pati një takim të shkurtër miqësor me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Begaj ka bërë të ditur lajmin duke postuar një foto nga takimi me homologun e tij maqedonas.
“Gjithmonë një kënaqësi të takohem me mikun tim”,- shkruan Begaj, në rrjetin social
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjithashtu në ditën e fundit të vizitës dy ditore në Bullgari, u takua me efektivët e Forcave të Armatosura që shërbejnë në Grup batalionin e NATO-s, të stacionuar në Novo Selo, në kuadër të masave te shtuara te vigjilencës “Enhanced Vigilance Activity”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




