Pasioni për biçikletat, Koço Treska, mjeshtri 73-vjeçar nga Korça

Sociale | 2 vite më parë

Prej 57 vitesh punon si usta i riparimit të biçikletave është një korçar i vjetër, i dashuruar me zanatin e tij, të cilin thotë se nuk e ka braktisur asnjëherë, por punon me qejf ashtu si ditën e parë.

Usta Koço punon në një dyqan të vogël të ndodhur në pazarin e Korçës. Ai ka klientët e vet të përhershëm por edhe të tjerë të rinj. E megjithatë ai tregon se puna nuk është më si dikur edhe sepse sot biçikletat përdoren më pak, por edhe sepse tashmë biçikletat e reja nuk sjellin më aq shumë defekte sa më parë.

Zanati nuk të le pa bukë. Kjo filozofi e usta Koços e ka shoqëruar gjithë jetën, sëbashku me pasionin e tij për biçikletat, megjithëse nuk arriti t’ja përcillte fëmijëve të tij.

Ai tregon se sot të rinjtë nuk janë shumë të interesuar për të mësuar këtë zanat.

“Nuk është kërkuar, as nuk vjen njeri të pyesë apo interesohen apo dhe të mësojë. Me kënaqësi do ia mësoja një të riu zanatin, por ata kanë qejf vetëm të shikojnë për qejf jo të mësojnë”, shprehet ustai.

Në qytetin e Korçës numërohen me gishtat e dorës biçikletarët, të cilët në shumicën e rasteve janë zanatçinj të vjetër, ndërsa të rinjtë në këtë profesion janë të paktë.

Gazetare: Kostanca Koçi

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme