Pasioni për vallen/ Gaz Golemi, koreografi lezhjan që u mëson të rinjve artin e kërcimit

Sociale | 3 vite më parë

Pasioni për kërcimin dhe vallet shqiptare, ka mbi 47 vite që jeton me mjeshtrin Gaz Golemi.

Ishte 6-vjeç kur u ngjit për herë të parë në skenë e që prej asaj kohe kërcimi u bë  pjesë e pandashme e jetës së tij.

Mjeshtri i valleve popullore, Gaz Golemi prej 47-vitesh përgatit brezat e rinj në Lezhë.

Frymëzimin për këtë profesion e mori nga xhaxhai i tij i cili e nxiti që të ndiqte akademinë e arteve

Grupet e valltareve të drejtuara prej tij kanë marrë pjesë në shumë evente brenda dhe jashtë vendit, por ai vëren me shqetësim se  vlerësimi për artin dhe kulturën është në rënie.

“Duke u futur tek rrymat modern harrojmë bazën e kërcimeve shqiptare, vallet shqiptare të cilat i kemi jashtëzakonisht të bukura” u shpreh koreografi.

Pasioni udhëheq rrugën e koreografit, ndër të pakët në Lezhë që përcon traditën e kërcimit ndër breza.

Gazetare: Heriselda Dyrmishi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme