Patozi: Front opozitar kundër blloqeve PS- PD & LSI

Politikë | 6 vite më parë

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka publikuar një tjetër video, ku tregon rrugëtimin e BD-së. Patozi thotë se në tetor të këtij viti BD përcaktoi kundërshtarët dhe aleatët e mundshëm për zgjedhjet e 25 prillit. Ai thekson se “alternativa e tretë është zgjidhja për Shqipërinë, ndërsa bën thirrje për krijimin e një fronti opozitar mes partish apo lëvizjesh të ngjashme, kundër dy blloqeve të konsumuara PS dhe PD/LSI”.

“Tetor 2020, Bindja Demokratike përcakton si kundërshtarë politikë në zgjedhjet e 25 prillit PS, PD dhe LSI, ndërsa si partnerë të mundshëm forcat politike, që duan dhe do të luftojnë për ndryshimin. Kushti kryesor për gjithëkënd që do të kandidojë me siglën e saj vendoset të jetë lista 100 përqind e hapur, që do të thotë se mandatet do t’u shkojnë atyre që marrin më shumë vota. Në funksion të kauzës së vet dhe të objektivave elektoralë, Bindja Demokratike bën thirrje për krijimin e një fronti opozitar mes partish apo lëvizjesh të ngjashme, që të shërbejë si alternativa e tretë në këto zgjedhje, kundër dy blloqeve të konsumuara PS dhe PD/LSI”, nënvizon koordinatori i BD-së”, shkruan Patozi. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme