PD: Në Sanatorium janë shtruar bashkë të infektuarit dhe të painfektuarit

Partia Demokratike ka deklaruar sot se në urgjencën e Sanatoriumit janë shtruar pacientë të prekur me Covid, pasi spitali Infektiv është tejmbushur. Në një dalje për mediat nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ekspertja e PD për Shëndetësinë, Liljana Ramasaçi, akuzon ministren e Shëndetësisë, që, sipas saj, “nuk ka asnjë ndjeshmëri për njerëzit”.
• E dyta që nuk tha është se ne spitalin infektiv, skaneri mjeti kryesor i punës, eshte jashtë funksionit.
• E treta që Ogerta Manastirliu nuk tha është largimi në drejtim të paditur i drejtorit të senatoriumit ne momentet e situates se emergjences.
Sot, kur qytetarët kanë nevojë të dinë të vërtetën, në mënyrë që të mos përfundojnë si Lutfiu i ndjerë, Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama zgjedhin të sulmojnë opozitën që ngre zërin për shqetësimin e qytetarëve.
As Ogerta Manastirliu dhe askush tjetër, nuk mund të mohojnë se mbrëmë, të sëmurë me COVID, nuk janë shtruar tek spitali infektiv, por tek Urgjenca e Senatoriumit, bashkë me pacientë të painfektuar.
Kjo nuk është një shenjë e përgatitjes siç pretendon Ministrja e tenderave sekretë dhe e premtimeve boshe.
Shtrimi në urgjencë i të sëmurëve me COVID, do të thotë keqmenaxhim i situatës nga Ministrja e Shëndetësisë dhe qeveria e saj.
Ky kaos ka në bazë paaftësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe të Kryeministrit për të menaxhuar situatën. Problemi i tyre jane zgjedhjet dhe, përmes propagandës së pamëshirshme, kanë vënë në lojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Gjobat për maskat nuk janë masë që parandalojne virusin apo e kurojne atë.
I bejme thirrje perseri per zbatimin e masave te propozuara nga kreu i opozitës. Nëse jo për të gjitha fushat, të paktën për shëndetësinë!
Jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se karrigia e Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetësisë!”, deklaroi Liljana Ramasaçi. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




