PD ngre alarmin për situatën në spitalin e Korçës

Politikë | 6 vite më parë

Selia e Partisë Demokratike dega Korçë ka dale me një deklaratë për shtyp ku përmes anëtarit të kryesisë Bravaldi Xhafka ngre shqetësimin për kapacitetin e tejmbushur të Spitalit Rajonal të Korçës si dhe reklamimi që ju bë rikonstruksionit  të ish-maternitetit.

“Ndërsa mjekët e spitalit të Korçës, heronjtë që qeveria I ka vënë përballë pandemisë vrastare, japin alarmin se nuk ka më shtretër për të sëmurët rëndë, Tiret e qeverisë si pa të keq, reklamojnë grabitjen e ish ndërtesës së Maternitetit.”

Më tej Xhafka shtron dhe shqetësimin  e amortizimit për shkak të viteve dhe mosndërhyrjes tek godina e ish-sanatoriumit.

“3 milion euro na kushton makijazhi që do t’i bëhët godinës  të ish-maternitetit, edhe pse , sipas specialistëve, me këtë shumë mund të rindërtohej 2 herë. Ndërkaq, godina e ish-sanatoriumit të Korçës, e vendosur në një vend të studiuar nga specialistë, si mjaft të përshtatshme për të qënë spital i sëmundjeve të mushkrive,po shëmbet dhe po rrënohet dita-ditës, ndoshta, duke pritur dhe ajo pronarin e radhës që do ta shndërroje kushedi me ç’farë funksioni tjetër, përveçse atij që është projektuar të jetë.”

Sipas tij interesi i delirantëvë nuk shkon përtej interesave dhe përfitimeve personale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme