PD pagëzon koalicionin opozitar, regjistrohet nesër në KQZ

Në zyrën e kryetarit të PD, Lulzim Basha, duket se janë orët e fundit të negociatave me aleatët për pozicionet që ato do kenë në listën e PD-së. Një ditë para skadimit të afatit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ, mësohet se opozita ka vendosur të pagëzojë grupimin e saj me emrin “Shqipëria fiton”, një emërtim i njëjtë me sloganin e saj për këtë fushatë elektorale.
Opozita jashtëparlamentare pritet që të regjistrojë nesër në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve koalicionin “Shqipëria fiton” bashkë me numrin e kandidatëve që duhet të propozojë secila parti politike brenda koaliconit për çdo zonë zgjedhore. Partia Demokratike do te jetë partia udhëheqëse e koalicionit.
Marrëveshja e koalicionit është ende e hapur pasi zoti Basha nuk ka mbyllur ende negociatat me kryerepublikanin Fatmir Mediu, për pozicioniet që do u takojnë republikanëve në listën e Partisë Demokratike. Detaje po ashtu janë lënë ende të hapura edhe me partinë e Idrizit, PDIU. /tch
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



