PD, publikohet formulari i konfirmimit për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit

Politikë | 5 vite më parë

Publikohet formulari i konfirmimit për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit, të thirrur nga kryesia dhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Theksi vihet tek situata e krijuar në PD dhe dëmtimi i interesave politike të partisë në raport me SHBA-në, pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. 

“Pasi mora dijeni zyrtarisht për vendimin nr.13.9 Prot. datë 15.11.2021 të Kryesisë së Partisë që nisur nga situata e krijuar nga Partinë Demokratike pas shpalljes nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person ‘Non Grata’ të z.Sali Berisha dhe dëmtimin të interesave politike të Partisë Demokratike në lidhje me marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rast të mos marrjes së masave që kërkoheshin nga kjo situatë, Kryesia e Partisë ka vendosur: 

Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike,

Ditën e shtunë, me datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00, në Pallatin e  Kongreseve,

Unë, anëtari i Kuvendit Kombëtar

Emër
Mbiemër
Dega
Funksioni
Nr.Celulari
Nr.ID
Deklaroj sa më poshtë
1. Jam njohur me rendin e ditës dhe materialet e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00.

2. Konfirmoj pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 18 dhjetor 2021, ora 11:00″, shkruhet në formular. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme