PD: Rama e lë në baltë Shqipërinë, me 25 Prill fitojmë ne

Partia Demokratike ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama, i cili jepte disa prej arsyeve se pse PS duhet të marrë mandatin e tretë.
“Edi, ato që s’i ke bërë për 8 vjet, s’do t’i bësh për 4 vjet. Të gjithë shqiptarët e dinë që e ke lënë në baltë Shqipërinë. Vetëm ne mund ta sjellim ndryshimin dhe shpresën që i duhet Shqipërisë! Më 25 prill fiton Shqipëria dhe humb Rama”, thuhet në reagimin e PD-së.
Kryeministri Rama, me anë të postimit shprehej se ndërtimi i shtetit ka filluar dhe janë ngritur bazamenti dhe është ngitur kurbatura e shtëpisë dhe është mëkat ta ndërpresësh dhe ta lësh duke ia dhënë pushtetin PD-së.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




