Peleshi: Dronët ‘Bayraktar’, shumë shpejt pjesë e Forcave të Armatosura

Dronët ‘Bayraktar’ shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se Dronët ‘Bayraktar’ janë teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.
Peleshi nënvizoi se, kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve ka rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s.
“Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë”, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




