Pentagoni paralajmëron Kongresin, po mbarojnë fondet për të zëvendësuar armët e dërguara në Ukrainë

Pentagoni ka paralajmëruar Kongresin se fondet për zëvendësimin e armëve që Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar Ukrainës po mbarojnë, duke thënë se Mbrojtja tashmë është detyruar të ngadalësojë furnizimet me pajisje për disa departamente.
Duke i’u referuar një shkrese që i referohet Associated Press, dërguar nga nënsekretari i mbrojtjes, Michael McCord, drejtuesve të Dhomës dhe Senatit, thekson se vetëm 1.6 miliardë dollarë mbeten në dispozicion nga 25.9 miliardë që Kongresi i ka vënë në dispozicion Pentagonit për të rivendosur furnizimet me armatime dhe materiale të dërguara në Ukrainë. Përveç kësaj, Pentagoni ka ende 5.4 miliardë dollarë armë dhe pajisje nga arsenalet e tij në dispozicion për të ndihmuar Kievin.
Por lidhur me këtë paralajmërim nga ana e Pentagonit, Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha të dielën se mbështetja financiare për Ukrainën nuk duhet të ndalet.
“Ne në asnjë rrethanë nuk mund të lejojmë që mbështetja amerikane për Ukrainën të ndërpritet. Shumë jetë, shumë fëmijë dhe shumë njerëz janë në rrezik. Unë pres plotësisht që Kryetari i Dhomës dhe shumica e republikanëve në Kongres të ruajnë angazhimin e tyre për të siguruar kalimin e mbështetjes së nevojshme për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga agresioni dhe brutaliteti rus,” shtoi ai, duke kujtuar se SHBA-të janë ” kombi më i domosdoshëm në botë”. /A.P.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




