Perëndesha Afërditë, “zbret” në Belsh, prej shtatë vitesh kjo festë dhuron spektakël për banorët dhe turistët

Sociale | 2 vite më parë

Një aktivitet mjaft mbresëlënës që zhvillohet prej shtate vitesh, është mbajtur pranë liqenit të bukur të Seferanit në qytetin piktoresk të Belshit.

Kremtimet që vijuan gjatë gjithë ditës, në mbrëmje u spostuan në pedonalen e qytetit te Belshit, ku për të pranishmit u dha një koncert me emra të njohur të skenës, si Mariglen Hazizaj, Sokol Fejza dhe Sajmir Ahmeti.

Banorë të zonës si dhe vizitorë të shumtë u bën njësh me kremtimet, ndërsa organizatorët theksuan  se ky aktivitet ka për qëllim promovimin e resurseve të zonës së Belshit.

E shndërruar në traditë, është mbajtur edhe një edhe një sfilatë, ku vendin e parë të “Miss Afërdita 2024” e fitoi bukuroshja Ermeliona Elezi.

Sipas legjendës, çdo vit, Afërdita, perëndesha e dashurisë, bijë e Zeusit dhe e Dianës, hyjneshës së gjuetisë, zbriste mbi liqenin e Seferanit dhe përzgjidhte djalin më të bukur të zonës.

Vitet e fundit Belshi është shndërruar në një pikë strategjike për sektorin e turizmit në Qarkun e Elbasanit. Aktivitete të tilla evidentojnë potencialet e kësaj bashkie, si dhe shërbejnë si një ftesë për ta vizituar Belshin në çdo stinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme