Përfundon faza e parë e dezinfektimit, do vijojë edhe në 11 faza të tjera, vëmendje në Velipojë

Sociale | 2 vite më parë

Ka përfunduar faza e parë e dezinfektimit në Zonat që më herët ishin identifikuar nga struktura të shëndetit publik në Shkodër. Ky proces u rikthye pas 2 vitesh mungesë.

“Trajtimi është bërë në zonën e Shkodrës ku përfshihen kanale, pellgje, laguna, puseta dhe bodrume të gjitha ato vatra apo habitate të cilat janë identifikuar dhe të monitoruara nga shërbimi i epidemiologjisë”, tha  Dhurata Hysa, shefja e Shërbimit Epidemiologjik, Shkodër

Pritet që impaktin më të madh ta japë në plazhin e Velipojës, aty ku vitin e shkuar ka pasur ankesa si nga ana e bizneseve po ashtu edhe nga pushuesit.

“Patjetër që dy vitet që ka pasur mungesë të dezinsektimit kemi pasur presion edhe nga qytetarët për prezencë të insekteve ndërsa sivjet është një angazhim maksimal”, tha Dhurata Hysa.

Hysa tregon se dezinsektimi do të shtrihet në 12 faza përgjatë këtij viti.

“Janë 12 trajtime, me 2 trajtime në muaj për të gjitha habitatet që janë identifikuar”, tha Hysa.

Spërkatja kundër mushkonjave dhe insekteve në 2 javët e shkuara u përqendrua buzë liqenit, pranë kanaleve të ujërave të zeza, si dhe në Plazhin e Velipojës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme