Perimet e fushave, fermerët e Qerretit të Vogël në Lushnje të kënaqur me ofertën e tregut

Sociale | 3 vite më parë

Fermerët e fshatit Qerret i vjetër në Lushnje aty kultivojnë vetëm prodhime të fushës. Këtë vit çmimet janë rritur dhe shitjet po justifikojnë kostot.

Në këtë sezon puna më e madhe është përqendruar në përgatitjen e preshit për treg. Familjet bujqësore punojnë së bashku me burrat, djemtë dhe nuset e tyre.

250 ha tokë përllogaritet të jetë mbjellë në 2023 në fshatin Qerret i vjetër. Sipas banorëve, mbjellja e këtyre tokave tradicionalisht bazohet në kulturat si presh, qepë dhe bamje.

Këtë zgjedhje e kanë bërë sepse kanë garanci në shitje, pavarësisht fitimit. Madje preshi i kësaj zone kërkohet për eksport.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme