Përjashtimi i 11 deputetëve të PD-së, Sefa: Ata që bërtasin sot kanë votuar vetë për përjashtimin

Lista e deputetëve të përjashtuar të enjten nga grupi parlamentar i PD-së nuk është një listë e re, por vijim i vendimarrjeve të kryesisë së PD-së që në janar të 2022.
Ky ka qenë komenti i bërë nga sekretari Ligjor i PD-së, Indrit Sefa, nëpërmjet një postimi në Facebook, pas vendimit të Kryesisë së PD-së, që përjashtoi 11 deputetë nga grupi parlamentar.
Sipas tij, kushdo që sot mendon se disponon të vërtetën absolute nuk duhet të harroj vendimmarrjet e Kryesisë së PDSH të datës 10.01.2022 ku me votat e tyre përjashtuan dhe pezulluan po këta deputet që sot i qajnë hallin- shkruan Sefa- në një përgjigje të drejtëpërdrejtë të Gazment Bardhit, i cili ishte Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në momentin që disa deputetë demokratë u përjashtuan nga grupi parlamenytar i PD-së në fillim vitin e 2022- it.
“Në funksion të transparencës dhe të debatit publik në lidhje me reflektimin e disa vendimarrjeve të organeve të Partia Demokratike e Shqipërisë në vite, dua të theksoj se në datën 26.09.23 i është komunikuar Kuvendit të Shqipërisë lista e përditësuar e Grupit Parlamentar të PDSH. Habia që ka kapluar disa deputet është sa për të qeshur aq dhe për të qarë. Kushdo që sot mendon se disponon të vërteten absolute nuk duhet të harroj vendimmarrjet e Kryesisë së PDSH të datës 10.01.2022 ku me votat e tyre përjashtuan dhe pezulluan po këta deputet që sot i qajnë hallin. Kushdo që nuk njeh organet legjitime të PDSH-së dhe vetëpërjashtohet sa herë që nuk i vjen për shtat vendimarrja, nuk besoj se duhet të shqetësohet.”- shkruan Sefa.
Sipas tij, Partia Demokratike nuk ka bëre asgjë më shume sesa i ka lehtesuar dilemën hamletjane që i kishte pushtuar prej shumë kohësh këta deputet dhe i ka dhënë mundesinë që të jenë ligjerisht, fizikisht dhe mendërisht aty ku ata kanë zgjedhur prej kohësh të jenë.
“Fatmirësisht Partia Demokratike me shumë kujdes administron të gjitha vendimarrjet dhe qendrimet e secilit të mbajtura në organet e brendeshme të PDSH për të gjitha çështjet siç është dhe ky rast. Memoria historike është aset i madh dhe domosdoshëm që na ndihmon mos të bejme gabimet e të kaluarës.”- përfundon Sefa postimin.
Reagimi Bardhit: Vendimi, jo legjitim!
Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar mbi vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e 11 deputetëve nga grupi parlamentar.
Bardhi e konsideron këtë vendim si “jo legjitim”, ndërsa sqaroi se ndryshimi i përbërjes mund të ndodhë vetëm me vendim të grupit parlamentar.
“Ndryshimi i përbërjes së Grupit Parlamentar mund të ndodhë vetëm me vendim të grupit parlamentar. Merreni me të qeshur dhe boll harxhuat rreshtat me çfarë bën, Lulzim Basha. Ai nuk ka as legjitimitetin dhe as forcën për të përjashtuar dikë nga grupi parlamentar i PD-së”, tha Bardhi.
Deputetët në mbështetje të Bashës
Në shkresën e dërguar për Kuvendin e cila vë në dijeni për ndryshimet e fundit pas vendimeve të Kryesisë, vihet re se kreu i PD-së, Lulzim Basha do të ketë 7 deputetë që deri më tani kanë treguar qëndrime pro tij. Sipas listës së dërguar në Kuvend, Basha vijon të ketë një pakicë në grupin parlamentar krahasuar me Berishën dhe Bardhin.
1. Lulzim Basha
2. Arbi Agalliu
3. Enkelejd Alibeaj
4. Eralda Bano
5. Flutura Açka
6. Kreshnik Çollaku
7. Oriela Nebiaj
8. Oriola Pampuri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



