Përmbytjet në Greqi/ Rama: Çdo shqiptar që ka nevojë për ndihmë t’i drejtohet ambasadës në Athinë

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi përmbytjet e mëdha që kanë prekur shumë rajone të Greqisë duke  shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha.

Rama shpreh solidaritetin me të gjithë të prekurit nga përmbytjet e mëdha.

“Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore”, shkruan kryeministri Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shpjegon se “ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë🇬🇷, në numrin e aktivizuar të telefonit 📞 𝟏𝟏𝟐, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë”

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se “për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë🇦🇱 përmes numrit të emergjencës 📱 𝟎𝟎𝟑𝟎–𝟔𝟗𝟒𝟏𝟔𝟓𝟖𝟏𝟖𝟑, në dispozicion të qytetarëve 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën e email-it 📧 [email protected]”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme