“Përmes artit shpërndaj dashuri”, muret me mbishkrime urrejtjeje në Lezhë kthehen në piktura murale

Sociale | 3 vite më parë

Shëmtia përmes gjuhës së urrejtjes që prej kohësh kishte zënë vend në muret e disa objekteve në zona publike në qytetin e Lezhës, po ndryshon krejtësisht pamje. Ideja, nisma dhe realizimi po vjen nga të rinjtë, nga ata që e kanë kuptuar se vetëm dashuria dhe paqja, sjell zhvillim.

Larg gjuhës së urrejtjes, por sa më shumë dashuri mes njëri-tjetri është mesazhi që përcjellin të rinjtë përmes këtyre pikturave murale, të cilat do të realizohen në disa zona të qytetit.

“Çfarë ne kemi dashur të sjellim dhe të përcjellim përmes këtyre muraleve është fakti që këto hapësira publike, këto mure të cilat përdoren nga të rinjtë për të shprehur urrejtjen ndërmjet tyre ne ti japim një figurë tjetër dhe një mesazh tjetër, që këto murale përdoren edhe për mirë edhe për të shpërndarë dashuri për të nxitur solidaritetin ndërmjet të rinjve dhe ky ka qenë mesazhi kryesor i këtyre muraleve”, tha Vasilika Laska, drejtuese e këshillit rinor të Lezhës.

Nisma e të rinjve të qytetit u përshëndet edhe nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili vizitoi nga afër këto punime artistike, të cilët po tërheqin gjithnjë e më shumë dhe vëmendjen e qytetareve dhe turisteve që vizitojnë Lezhën.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme