Përmet, likujdimi i detyrimeve në masën 67%
Zerimi i taksave nga ana e shtetit për biznesin e vogël është një ndihmesë konkrete për të lehtësuar barën fiskale. Pagesat e rregullta të tyre ndikojnë në buxhetin e bashkisë Përmet të cilat u rikthehen qytetarëve nëpërmjet investimeve publike. Lidhur me pagesat e tarifave vendore nga bizneset në këtë bashki ka një praktikë jo fort të këdshme pasi jo të gjithë janë korket dhe po tu hedhësh një sy statistikave pranë zyrës së tatim taksave në Bashki vëren se pagesat deri tani zënë shifrën 67 %. Diferencat më të ndieshme janë krijuar nga bizneset në njësitë administrative të kësaj Bashkie ku ende nuk u është bërë normë shlyerja e detyrimeve. Përgjegjësi i zyrës së Tatim Taksave në Bashkinë Përmet Ligor Simoni edhe pse mirëkupton vështirësitë e krijuara ndaj biznesit thekson se tarifat janë një detyrim i domosdoshëm që duhet të likujdohen
Në Bashkinë Përmet, ushtrojnë veprimatrinë e tyre 445 biznese ku pjesën dërmuese e zënë bizneset me aktivitet tregëtar, një pjesë e vogël ato me tvsh dhe numri i bizneseve të prodhimit është i pakët ku hyjnë fasoneritë, firmat ndërtuese apo dhe punishtet e ndryshme. Vetëm në qytetin e Përmetit funksinojnë 360 biznese dhe pjesa e mbetur aktivitetin e tyre e kryejnë në njësitë administrative Piskovë, Petran e Çarshovë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




