Përplasen 3 automjete te kthesa e Rinasit në Tiranë, humb jetën 32-vjeçari, 3 të plagosur

Aktualitet | 3 vite më parë

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të hënë (15 janar) si pasojë e një aksidenti të trefishtë.

Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, ku janë përplasur një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe  automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Fatkeqësisht përplasja rezultoi për 32-vjeçarin me inicialet G.R, drejtuesi i mjetit tip “Skoda”, ndërsa të plagosur mbetën 3 pasagjerët në këtë automjet.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, teksa policia ka nisur hetimet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme