Përplasja e deputetëve me gardën, Berisha: Sot Kuvendi u kthye në një repart policor

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Berisha ka folur nga Kryesia e Kuvendit duke theksuar se Parlamenti sot u shndërrua në një repart policor.

Duke iu referuar moslejimit të deputetëve të opozitës në Konferencën e Kryetarëve ku diskutohej mbi projektbuxhetin e vitit 2024, Berisha vuri në dukje se Edi Rama e ktheu sot parlamentin në një bunker, si në kohën e Enver Hoxhës.

“Ky është turp i madh. Ky tregon se parlamenti ka humbur çdo të drejtë funksionuari në këtë mënyrë. Tregon se Edi  Rama e ka shndërruar në një bunker, njëlloj sikur në këtë ndërtesë qeverisnin etërit e tij barbarë, Enver Hoxha dhe Spirokoleka”, u shpreh Berisha për mediat.

Sipas tij, ky ishte një akt i tupshëm dhe i shëmtuar në historinë e pluralizimit shqiptar.

“Sot është një nga ditët më të shëmtuara në historinë e parlamentarizimit. Sot ndërtesa e parlamentit u shndërrua në një repart policor Garde, pëllëmbë e gardistë, natyrisht të urdhëruar, se ata nuk kanë një dëshirë, por kurrë ndonjëherë kjo ndërtesë, përveç kohës së Enver Hoxhës, nuk ka qenë e pushtuar nga çizmet e policisë dhe gardës.

Një akt i turpshëm, një akt i shëmtuar”, tha ish-kryeministri Berisha.

Sipas Berishës, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla “krijoi një përpjekje e cila do të hetohet në mënyrën më të hollësishme, sepse mbylli derën në një kohë kur 5-6 prej tyre ishin në ashensor dhe në ashensor në kat të 4, që në çdo lloj avarie mund të përfundonin në kat të parë, me urdhër të saj”.

Ish-kryeministri shtoi se përplasja e sotme mes deputetëve të opozitës dhe gardës shënon një “një dhunim flagrant i kushtetutës me buxhetin”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme