Përplasja e trenave/ Kryeministri grek ‘garanton’ nga vendngjarja: Do zbulojmë shkaqet e tragjedisë

Rajon | 4 vite më parë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Larisa, në vendin ku ndodhi aksidenti fatal mes dy trenave që shkaktoi 38 viktima dhe 85 të plagosur. Teksa shoqërohej nga Ministri i Infrastrukturës Kostas Karamanlis, Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Takis Theodorikakos dhe përfaqësuesi i qeverisë Yiannis Oikonomou, Mitsotakis garantoi para mediave se do të zbulohen shkaqet e tragjedisë dhe do të bëjë gjithçka që ngjarja të mos përsëritet.

“Është një tragjedi e patregueshme, mendimet tona janë me familjarët e viktimave. Detyra jonë është të mjekojmë të plagosurit, të identifikojmë të vdekurit. Një gjë që mund të garantoj është se do të zbulojmë shkaqet e tragjedisë dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ajo të mos përsëritet”, tha kryeministri, citon protothema.

Nga përplasja ballore e trenit me pasagjerë dhe trenit të mallrave, 38 persona humbën jetën dhe 85 të tjerë mbetën të plagosur, nga të cilët 66 janë të shtruar në spital.

Sipas informacioneve nga mediat greke, shumica e viktimave ishin studentë dhe të mitur, dhe disa prej këtyre viktimave do të identifikohen nga ADN-të. Tre vagonët e parë të trenit me pasagjerë mori goditje fatale nga goditja kokë më kokë me trenin e mallrave. Të dy trenët kanë qenë me shpejtësi maksimale, e asnjë prej tyre nuk ka patur mundësi për manovrim.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme