Përplasja me Greqinë për skulpturat e Partenonit/ Sunak: Qëndrimi i tyre në Londër është çështje e ligjit

Europë | 3 vite më parë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak i mëshon qëndrimit të tij për skulpturat e Partenonit që mbeten në Muzeun Britanik. Ai iu referua ligjit të vitit 1963 që ndalon heqjen e objekteve nga koleksioni i institucionit londinez. Sipas The Guardian, në avion për në samitin COP28 në Dubai, Sunak u pyet nga gazetarët që e shoqëronin për këtë çështje dhe theksoi:

“Është e qartë si çështje ligjore që mermerët nuk mund të kthehen dhe ne kemi qenë të bindur për këtë. Unë mendoj se vetë faqja e internetit të Muzeut Britanik thotë se për të marrë kredinë, marrësi duhet të njohë pronësinë ligjore të vendit huadhënës dhe nuk mendoj se grekët kanë treguar se janë në asnjë mënyrë të gatshëm ta bëjnë këtë. Pikëpamja dhe qëndrimi ynë për këtë është absolutisht i qartë: mermerët janë blerë ligjërisht në atë kohë”, u shpreh Sunak.

Skulpturat sollën një përplasje mes kryeministrit grek dhe Sunak ndërsa ky i fundit anuloi pak ditë më parë edhe takimin që ishte parashikuar të mbanin.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme