Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë për kryebashkiak, KQZ: Deri të hënën të depozitohen kandidaturat për GNV-të

KQZ, për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar në Bashkinë Rrogozhinë, që do të zhvillohen më datë 23 Korrik 2023, u kërkon partive politike, që kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në Grupet e Numërimit të Votave (GNV), se duhet t’i depozitojnë kandidaturat në KZAZ, jo më vonë se data 17 korrik 2023.
KZAZ-ja do të marrë vendim për emërimin e anëtarëve të GNV-ve, brenda 48 orëve nga data e dorëzimit të propozimeve.
Kurse paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shqiptarë do të bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jo më vonë se data 17 Korrik 2023 dhe për vëzhguesit e huaj do të duhet të bëhet jo më vonë se data 17 Korrik 2023. Ndërsa akreditimi i vëzhguesve do të bëhet nga KQZ-ja jo më vonë se data 21 Korrik 2023.
Paraqitja e kërkesave për akreditim nga ana e subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhje bëhet në KZAZ do të bëhet jo më vonë se data 18 Korrik 2023, kurse akreditimi i vëzhguesve bëhet jo më vonë se data 20 Korrik 2023.
Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 3 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve, përfshirë edhe datën e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit.
Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19: 00. Në QV do të ketë vetëm një fletë votimit, pasi votohet vetëm për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë, Rrogozhinë.
Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë, duke e shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimit të 14 majit 2023.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




