Peshkimi i paligjshëm , inspektoriati në Gjirokastër godet një rast

Inspektoriati i peshkimit në Gjirokastër , për të parandaluar gjuhetinë e paligjshme ushtron vazhdimisht kontrolle në terren. Gjatë kontrolleve të kryera ditën e djeshme është ndaluar një rast , ku peshkatarë pa leje kishin vendosur rreth 30 metër rrjetë në pjesën fundore të lumit Drino . Gjergji Rova drejtor i këtij inspektoriati në Gjirokastër thotë se , gjatë kësajë perjudhe kontrollet nga ana jonë janë më të shpeshta , pasi është sezoni që peshqit dalin në sipërfaqe sepse bëjnë trivazin . Ai ju bën apel të gjithë gjuhetarëve që të mos e ushtrojnë këtë aktivitet pa leje, pasi masat do të jenë të ashpra .
“Gjatë kësajë perjudhe kontrollet që ne kryejm janë shpeshtuar , pasi tani është perjudha që peshku del në sipërfaqe pasi bën trivazin. Ne në bashkpunim edhe me policinë kemi marrë të gjitha masat për të parandaluar këtë fenomen. Nga kontrollet e kryera kemi goditur një rast ku peshkatarët të paligjshëm kishin vendosur 30 metër rrjetë. Pasi hoqëm rrjetën peshqit i lëshuam përsëri në ujë. Për të gjithë ata që kapen do të ketë masa të ashpra si dhe gjoba” .
Inspektoriati i peshkimit në Gjirokastër , në bashkëpunim edhe me policinë, do të jenë në terren për të parandaluar cdo rast të gjuhetisë së paligjshme .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




