Pikturë e re murale, piktori Kristian Zara realizon imazhin e një vajze me zogj në duar

Sociale | 2 vite më parë

Një tjetër pikturë murale i shtohet qytetit të Korçës. Vepra është realizuar nga piktori Kristian Zara në një bllok pallatesh në lagjen 15 . Në një lidhje Skype, artisti thotë se me këtë mënyrë komunikimi publik, ka dashur të përcjellë një mesazh.

Zara thotë se do të realizojë edhe 2 piktura të tjera murale në Korçë. Idenë për pikturën e radhës ai tashmë e ka përcaktuar dhe dëshiron të promovojë pasurinë kulturore që mbart zona jonë.

“Një nga mendimet është simbolika e qilimit ndërsa pikturat e tjera do ti dëshiroja më shumë me përralla”, u shpreh Kristian Zara, piktor.

Realizimi i pikturave murale përveç bukurisë që i shtojnë qytetit, vjen dhe si një formë edukimi përmes këtij arti inovativ.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme