Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë, transportohet drejt Traumës në Tiranë
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në rrethana ende të paqarta.
Sipas njoftimit të Policisë, i plagosuri është shtetasi D. P., i cili pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Lezhës është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar.
Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë plagë në pjesën e barkut.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




