“Po u tërhoqët do fitoni azil në Greqi”/ Shtyhet gjyqi ndaj Fredi Belerit, lexohet dëshmia e Ramës para largimit: Më dolën me armë!

Aktualitet | 3 vite më parë

Procesi gjyqësor i nisur ndaj kryebashkiakut të ri të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri është shtyrë për në 19 dhjetor. Po në seancën e sotme janë lexuar deklarimet e Avdyl Ramës para largimit nga vendi, si dhe të dhënat mbi të i cili që prej ditës së arrestimit të Belerit, nuk gjendet në Shqipëri.

Abdyl Rama është personi kyç në këtë ngjarje dhe ai nuk ndodhet në Shqipëri pasi sipas sistemit TIMS rezulton të ketë dalë nga vendi më 22 korrik.

Për këtë arsye, organet përkatëse nuk kanë pasur një adresë për t’i dërguar kërkesës në mënyrë që ai të paraqitet në gjyq për të dhënë dëshminë e tij.

“Nuk ka asgjë tjetër veçse deklaratës së dy vëllezërve të dënuar. Ata duke qenë disa herë të dënuar”, u shpreh avokati mbrojtës duke hedhur akuza ndaj dy vëllezërve.  

Në seancën e sotme është lexuar edhe dëshmia e Abdyl Ramës para se ky i fundit të largohej nga Shqipëria.

Në dëshminë e tij, Rama ka theksuar se nëse ai së bashku me vëllanë, Arsen Ramën do të tërhiqnin deklarimet ndaj Fredi Belerit mbi blerjet e votave më 14 maj, atëherë në këmbim ata do të përfitonin azil politik në Greqi.

“Pak ditë pas arrestimit të Belerit më kapën në Himarë dy persona që më i kërkuan të tërhiqnin deklarimet e tij dhe të vëllait Arsen Rama.

Ata thanë se janë miqtë e Belerit. Nëse do të tërhiqni deklarimet do ti sigurojmë azil politik për vëllain në Greqi”, thuhet në dëshminë e Abdyl Ramës.

Gjithashtu dëshmitari kyç, Abdyl Rama nënvizon në dëshminë e tij se ai është kërcënuar me armë.

“Një ditë tjetër duke ikur në Livadh me motor më preu rrugën një person dhe që në duar dukej sikur mbante një armë më ka kërcënuar dhe sharë greqisht nga nëna që më ka vdekur. Që kur u arrestua Fredi Beleri ne na ka falimentuar biznesi sepse nuk blen më njeri peshk si dhe në Himarë nuk na flet më njeri”, tregon dëshmitari Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme