Pogba, e ardhmja gjithmonë e më larg Junajtid

Për më shumë se një muaj, Paul Pogba ka qenë i lirë të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Kontrata e mesfushorit francez që skadon këtë vit me Manchester United nuk është rinovuar ende dhe dy palët duken të pakënaqur me njëri-tjetrin. Për pasojë, shumë klube europiane janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e mesfushorit.
I pari në listë qëndron ekipi ku Pogba pati shkëlqimin e tij, Juventus. Për Zonjën e Vjetër, francezi është një dëshirë e hershme. Kjo linjë preferenciale ka padyshim pasoja ekonomike për futbollistin, duke pasur parasysh se klubi i United i garanton atij një pagë prej 14 milionë neto plus bonuse të konsiderueshme. Juventus nuk arrin në këto shifra, më saktë nuk ka arritur kurrë për ndonjë lojtar, përjashto Cristiano Ronaldon.
Nuk mund të përjashtohet që Pogba të heqë dorë nga diçka, nëse kontrata e re me bardhezinjtë do të ishte 3-vjeçare, pra deri në vitin 2025. Një gjë është e qartë, Pogba dëshiron të jetë lider, prandaj ka zgjedhur Juventus, një ambient të cilin e njeh mirë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




