Porto Romano bazë detare e NATO-s? Begaj: Pritet miratimi politik

Presidenti Bajram Begaj bëri me dije në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH se baza detare e Porto Romanos tashmë është në axhendën e NATO-s.
Pas takimit me komandantin e NATO-s, gjeneralin Christopher Cavoli, Begaj tha se është në planet e NATO-s që baza detare e Porto Romanos të përcaktohet si bazë mbështetëse për Aleancën dhe se tashmë pritet të marrë miratimin politik.
“Edhe kjo temë pati vendin e saj në diskutimin tonë dhe u vlerësua shumë ceremonia hapëse e bazës ajrore taktike të Kuçovës që për ne është një investim strategjik ndërsa për NATO-n është forcim i kapaciteteve në atë rajon he patjetër që NATO është një organizatorë politko-ushtarke që forcën nuk e ka vetëm te ushtria, por edhe politike. Duke qenë në atë rajon NATO dha mesazhin e plotë që është organizatë mbrojtëse dhe nëpërmjet mbrojtjes ajo mbron vlerat demokratike të asaj që ajo përfaqëson.
U diskutua edhe për objektivin tjetër madhor që ka Shqipëria për dhënien në dispozicion të Aleancës edhe të një baze detare dhe Portio Romano është vlerësuar nga Komanda Operacionale e Napolit dhe patjetër që është në planet e NATO-s për t’u përcaktuar si një bazë suportive. Nuk është më një dëshirë e jona por është futur në planet konceptuale të NATO-s për të marrë miratimin politik të saj sepse kuptohet që vlerësohet nga pikëpamja e strategjisë ushtarake dhe më pas merret vendimi politik”, deklaroi Presidenti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




